Skip to content
Ministria e Drejtësisë merr mbështetje nga ZBEK

Ministria e Drejtësisë merr mbështetje nga ZBEK

Prishtinë, 09/08/2012

Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi priti në një takim Christof Stock, Shef i sektorit operativ në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK). Fillimisht në takim u diskutua çështja e fillimit të projektit Twinning në Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, me ç`rast Ministri Kuçi adresoi nevojën e fillimit sa më parë të këtij projekti. 

Ministri Kuçi ka falënderuar ZBEK-në për bashkëpunim jashtëzakonisht përmbajtjesor në projektet Twinning në Ministrinë e Drejtësisë. Në takim është diskutuar rreth themelimit të Akademisë së Drejtësisë.

Gjithashtu Ministri Kuçi ka shprehur rendësin e ngritjes së cilësisë në fushën e arsimimit juridik, duke themeluar Akademinë e Drejtësisë si institucionin kryesor arsimor në këtë fushë. “ Ne dëshirojmë që të ngrisim kapacitetet e Institutit Gjyqësor të Kosovës në një Akademi, e cila do të merrej me arsimimin e të gjitha kategorive arsimore në fushën juridike. Me këtë rast do të dëshiroja të kishim propozime nga Zyra e BE-së se cili model do të ishte më i përshtatshmi nga shtetet e Bashkimit Evropian” theksoi Kuçi.

Në anën tjetër, z. Stock tha se EU është e vendosur që të sigurojë ngritjen e standardeve në sektorin e Arsimimit Ligjor dhe që asistenca e BE-së në këtë fushë është në harmoni me prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

Z. Stock përsëriti se Zyra e BE-së në Kosovë mbetet e angazhuar për të rritur dhe zhvilluar më tej kapacitetet e institucioneve të përfshira në sektorin e Arsimimit Ligjor dhe, për këtë qëllim, ai ka ofruar për Zëvendëskryeministrin Kuçi ndihmë shtesë.

Ministri Kuçi dhe Stock janë pajtuar që të mbikëqyrin në mënyre të vazhdueshme ecurinë e punëve në Pallatin e Drejtësisë.

Foto Galeria

Skip to content