Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministria e Drejtësisë nuk do të ketë asnjë kompetencë për disiplinimin e gjykatësve dhe prokurorëve

Ministria e Drejtësisë nuk do të ketë asnjë kompetencë për disiplinimin e gjykatësve dhe prokurorëve

Prishtinë, 18/04/2017

Ministria e Drejtësisë dëshiron të njoftojë publikun se projekt-ligji për përgjegjësinë disiplinore për gjykatës dhe prokurorë ende nuk është finalizuar. Pas konsultimeve me Kryetarët e Gjykatave dhe Prokurorin e Shtetit, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Avokatin e Popullit, shoqërinë civile si dhe me partnerët ndërkombëtarë, Ministria është duke e përgatitur projekt-ligjin i cili do të finalizohet brenda një kohe të shkurtë. Çdo dokument i cili mund të qarkullojë në publik nuk është përfundimtar por vetëm dokument pune për nevojat e konsultimit me palët përkatëse. Për këtë arsye edhe komentet që bazohen në këto dokumente pune janë të parakohshme dhe të gabuara.

Ministria e Drejtësisë dëshiron të sqarojë për publikun se me rekomandimin e pranisë së Bashkësisë Evropiane në Kosovë do të merret për bazë modeli kroat i përgjegjësisë disiplinore i cili do t’i përshtatet rrethanave dhe kushteve institucionale të Kosovës. Sipas këtij modeli, përkundër deklaratave të parakohshme, Ministria e Drejtësisë nuk do të ketë asnjë kompetencë për të disiplinuar gjykatësit dhe prokurorët. Këtë kompetencë e kanë ekskluzivisht Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Megjithatë, Kryetarët e Gjykatave, Prokurori i Shtetit, Ministria e Drejtësisë si dhe Avokati i Popullit, ashtu si edhe qytetarët e Kosovës, do të kenë të drejtë që të paraqesin para Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës kërkesën që të fillojnë hetimet kundër një gjykatësi ose prokurori nëse ka bazë se ata kanë kryer shkelje disiplinore. Hetimi nuk do të bëhet më nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, por nga një komision disiplinor i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kur hetohet një gjykatës, komisioni disiplinor do të përbëhet nga gjykatës të një gjykate tjetër, ndërsa në rastin e një prokurori nga prokurorë të një prokurorie tjetër. Me këtë adresohet ankesa e gjykatësve dhe prokurorëve se janë duke u hetuar nga zyrtar të punësuar në Zyrën e Prokurorit Disiplinor të cilët nuk kanë përvojë me procedurat gjyqësore ose punën e prokurorëve, përveç faktit që kjo zyre kritikohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë për mungesë transparence dhe llogaridhënie. Vendimin përfundimtar për disiplinimin e gjykatësve dhe prokurorëve e merr Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Këshilli Prokurorial i Kosovës, kundër të cilit do të lejohet mbrojtja gjyqësore para Gjykatës Supreme. Vendimet do të publikohen për të rritur transparencën e procesit.

Ministria e Drejtësisë dëshiron të sigurojë publikun se është duke e finalizuar projekt-ligjin në fjalë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht ShBA, dhe është duke marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e BE, përfshirë këtu dokumentet për standardet ndërkombëtare dhe evropiane, sidomos ato të Këshillit të Evropës, me qëllim që të realizohet standardi sa më i lartë i efikasitetit. Për këtë arsye ftohen të gjitha palët që të përmbahen nga komentet e parakohshme dhe të paqëndrueshme me qëllim që të mos keqinformohet publiku. Ministria e Drejtësisë fton në veçanti mediat që të informohen drejtpërdrejtë në Ministri për zhvillimet aktuale dhe të përmbahen nga raportime të pabazuara që mund t’ju shërbejnë vetëm grupeve të interesit të cilëve nuk ju konvenon një gjyqësor i përgjegjshëm, transparent dhe efikas.