
Koordinatori Nacional, z. Qelaj në fjalë e tij para të pranishmëve theksoj se: ”Fuqizimi i zyrave për Barazi Gjinore, mbështetja e Mekanizmave Koordinues kundër Dhunës në Familje në nivel Komunal, financimi i qëndrushëm i Strehiomoreve dhe koordinimi institucional në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për mbrojtjen nga Dhuna në Familje e dhunës në familje, është prioritet i politikave që ka planifikaur zyara e Koodinatorit Nacional e që mbshteten nga Ministria e Drejtësisë. Kjo është edhe politikë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të forcimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut“.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Haskuka, kërkoj mbështetje nga Qeveria sidomos me politikat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve që mbështesin politikat e riintegrimit, në aftësim profesional dhe fuqizimit ekonomik të viktimave
Takimi u përmbyll me këto rekomandime:
1. Fuqizimi i zyrtarëve për Barazi Gjinore dhe gjetjes së mbështetjes financiare për këto zyra,
2. Qëndrshmëria financiare e strehimoreve dhe mbështetja nga komunat që gravitojnë në regjion,
3. Punëtorët social të kenë mbrojtje institucionale nga rrezikshmëria në punë,
4. Sigurimi nga rrezikshmëria e Punëtorëve të Qendrës së Shëndetit Mendor, rritja e stafit dhe zgjidhja e problemit të lokacionit për ndërtimin e qendrës së re për Fëmij dhe adoleshent – qëndrim ditorë,
5. Të angazhohen Psikolog në stacionet policore me punësim të përhershëm, punë në teren gjatë intervistimit dhe orëve të kujdestarisë,
6. Të iu njihet e drejta në asistencë sociale, rasteve kur nuk paguhet alementacioni sipas vendimeve të gjykatës,
7. Në të ardhëmn qendrat e mjekësisë Familjare dhe qendrat e Urgjencës në spital me rastin e lëshimit të raportit të obligohen që t’i shënojnë të dhënat personale në mënyrë që mos të lëshiohen pa këto të dhëna,
8. Të inicohet dhe parashihet ndërtimi i strehimoreve për persona të smurë mendor,
9. Financimi i Mekanizmave Komunal për financimin e aktiviteteve të planifikuar,
10. Trajtimi me prioritet i fëmijëve që detyrohen të kërkojnë lëmosh në rrugë.