Skip to content
Ministria e Drejtësisë organizon punëtorinë dy ditore për hartimin e koncept dokumentimit për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Ministria e Drejtësisë organizon punëtorinë dy ditore për hartimin e koncept dokumentimit për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 08/07/2021

Ky takim u hap nga kryesuesja e grupit punues, znj. Feride Podvorica, e cila shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për gatishmërinë e anëtarëve të grupit punues për t’u angazhuar dhe kontribuar në hartimin e draftit të parë të koncept dokumentit.

Në këtë punëtori, Valza Sadriu, këshilltare nga kabineti i Ministres së Drejtësisë, prezentoi objektivat e Ministrisë së Drejtësisë për ballafaqim me të kaluarën, si dhe qëllimin e Ministrisë për krijimin e mekanzimit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Komentet dhe sygjerimet e marrura nga kjo punëtori do të shërbejnë si bazë për hartimin e draftit të parë të koncept dokumentit nga Ministria e Drejtësisë dhe Ekipit Përgjegjës të dalë nga grupi punues.

Skip to content