Nën organizimin e Rrjetit IRIS dhe Arbeiter-Samariter-Bund (ASB), është mbajt Konferenca Rajonale “Lidhja e Ballkanit Perëndimor – Dimensioni Social i Anëtarësimit në BE”, në Podgoricë të Malit të Zi, e cila mblodhi përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë konferencës u diskutua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile në funksion të ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm dhe të qasshëm social për grupet e cenueshme.
Në emër të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, mori pjesë znj. Vlora Limani-Hajnuni, këshilltarja politike e Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, e cila theksoi se Republika e Kosovës përbën një shembull të mirë në rajon sa i përket zhvillimit të një partneriteti të plotë e funksional me shoqërinë civile në fushën sociale.
“Shteti i Kosovës tashmë ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të partneritetit me shoqërinë civile, jo vetëm gjatë fazës së hartimit të legjislacionit, por edhe në ofrimin e shërbimeve direkte në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare”, theksoi znj. Limani Hajnuni.