Skip to content
Ministria e Drejtësisë pranoi dhjetë student për punë praktike nga Fakulteti Juridik

Ministria e Drejtësisë pranoi dhjetë student për punë praktike nga Fakulteti Juridik

Prishtinë, 14/01/2016

Ministri Kuçi përgëzoi studentët që fal përkushtimit të tyre kanë arritur të përzgjedhen nga Fakulteti për të ndjekur për së afërmi punën brenda Ministrisë së Drejtësisë. Kuçi  theksoi rëndësinë e përfshirjes së brezave të rijnë në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës duke shprehur gatishmërinë për praktika të tilla edhe në të ardhmen. Ministri Kuçi, i`u ka uruar suksese studentëve të Fakultetit Juridik në karrierën e tyre në vazhdim duke u ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e tij në angazhimin e tyre në sistemin e drejtësisë.

Në këtë takim ka marr pjesë edhe Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Haxhi Gashi, i cili fillimisht e ka falënderuar Ministrin Kuçi për mundësinë që Ministria e Drejtësisë i ka ofruar këtyre studentëve duke kërkuar nga këta të fundit përkushtim dhe suksese gjatë punës praktike në departamentet përkatëse. 

Foto Galeria

Skip to content