Skip to content
Ministria e Drejtësisë rikonfirmon fokusin në shërbime sociale dhe familjare gjatë vizitës në Down Syndrom Kosova

Ministria e Drejtësisë rikonfirmon fokusin në shërbime sociale dhe familjare gjatë vizitës në Down Syndrom Kosova

Prishtinë, 27/11/2025
Në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, këshilltari i lartë Genc Nimoni, njëherësh shef i Kabinetit të U.d Ministrit, Blerim Sallahu, së bashku me këshilltaren politike, Vlora Limani- Hajnuni dhe drejtorin e Departamentit për Shërbime Sociale dhe Familjare, Blerim Shabani, sot kanë realizuar një vizitë në organizatën Down Syndrom Kosova ku u pritën nga drejtoresha ekzekutive, znj. Sebahate Hajdini-Beqiri.
Qëllimi i vizitës ishte njohja më e afërt me shërbimet që organizata ofron për fëmijët dhe personat me sindromen Down, si dhe diskutimi mbi sfidat, nevojat dhe mundësitë për avancimin e shërbimeve sociale dhe familjare në vend.
Në fjalën e tij, shefi i kabinetit z. Nimani tha se fokusi i kësaj Qeverie por edhe i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë dhe mbetet përmirësimi dhe fuqizimi i shërbimeve sociale, duke nënvizuar se me marrjen e mandatit është filluar një punë e qëndrueshme për plotësimin e bazës ligjore dhe krijimin e mekanizmave mbështetës për organizatat që ofrojnë shërbime vitale për komunitetin. Tutje, ai tha se çdo vit, Ministria e Drejtësisë ka ndarë 2.5 milion euro për shërbime sociale dhe familjare.
Ndërsa Vlora Limani- Hajnuni, këshilltarja politike e Ministrit Sallahu tha se Ministria e Drejtësisë është në proces të hartimit të Projekt udhëzimeve administrative për licencim dhe për themelim të institucioneve të shërbimeve sociale dhe familjare me synimin për të krijuar standarde të qarta dhe një sistem më funksional e të drejtë.
E drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri, prezantoi sfidat me të cilat organizata përballet, punën e vazhdueshme profesionale të stafit dhe të arriturat e rëndësishme në ofrimin e shërbimeve për fëmijët. Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen institucionale, duke falënderuar Ministrinë e Drejtësisë për financimin prej 107 mijë euro për katër vite, një ndihmë thelbësore që ka mundësuar vazhdimësinë e programeve të organizatës.
Skip to content