Skip to content
Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe ajo e Kroacisë, shumë shpejt me marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale

Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe ajo e Kroacisë, shumë shpejt me marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale

Prishtinë, 18/11/2011

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Bedri Bahtiri dhe Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, Arber Gegaj, kanë pritur një delegacion të Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Integrime Evropiane, të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, të kryesuar nga Drejtori Kristijan Turkalj.

Në një takim miqësor, përfaqësuesit e dy ministrive kanë negociuar dhe janë pajtuar me tekstin e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale, e cila pritet të nënshkruhet shumë shpejt.

Po ashtu, është diskutuar edhe marrëveshja për transferim të personave të dënuar, e cila pritet që në raundin tjetër të negociatave, të finalizohet. 

Foto Galeria

Skip to content