Skip to content
Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të nënshkruajnë tri marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale

Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe ajo e Maqedonisë do të nënshkruajnë tri marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale

Prishtinë, 18/03/2011

Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës  dhe Ministria e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë, shumë shpejtë do të nënshkruajnë tri marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale. 

Marrëveshjet të cilat do të nënshkruhen janë: marrëveshja mbi ndihmën e ndërsjellë ligjore në çështjet penale, për ekstradim dhe për transferim të personave të dënuar.

Kjo u bë e ditur pas një takimi të zhvilluar dje në Shkup, të një delegacioni të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës të kryesuar nga Vigan Qorrolli, shef i Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë së Kosovës, me Sekretaren shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë, Biljana Briskoska – Boskovski, me ç’rast edhe është bërë vënia e inicialeve ose parafimi i këtyre tri marrëveshjeve, procedura e fundit para nënshkrimit nga ana e dy ministrave përkatës të Drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, të dy palët theksuan se ky takim është i një rëndësie të veçantë, për shkak të këtyre tri marrëveshjeve të cilat do të forcojnë edhe me tej bashkëpunimin dypalësh mes këtyre dy vendeve. Gjithashtu u dakorduan që nënshkrimi ndërmjet dy ministrave të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Mihajllo Manevski, të bëhet në Prishtinë.

Foto Galeria

Skip to content