
Ministria e Drejtësisë, gjegjësisht, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ua kthen paratë të burgosurve, por, duke qenë ato me shuma të vogla, nga viti 1999 e këndej, janë grumbulluar dhe të burgosurit kur lirohen nuk i tërheqin apo nuk i plotësojnë procedurat për kthimin e tyre nëpërmjet transferit bankar. Ato janë në dispozicion të të burgosurve dhe barten vetëm nëpërmjet transferit bankar dhe plotësimit të procedurës, pavarësisht shumës.
Në lidhje me këtë çështje, reagojmë duke dhënë sqarimin se në bazë të rregullores financiare Nr.9/2012 dhe procedurës për regjistrimin e pranimeve dhe kthimeve të depozitave të të burgosurve, të gjitha paratë të cilat dërgohen tek i burgosuri transferohen përmes llogarisë bankare, duke përfshirë edhe paratë në rast se ka me vete gjatë pranimit.
Gjithashtu, ju sqarojmë se vlerat e cekura nga kallxo.com, ku thuhet se është bazuar ne raportin e auditorit kombëtar (të vitit 2016) në lidhje me shumën prej 25,644 euro, kjo shumë është grumbulluar që nga fillimi i Shërbimit Korrektues më 1999 dhe me funksionimin e PPB-së, më 2005 një pjesë e kësaj shume është gjetur që atëherë. Prandaj, ju informojmë se kjo shumë është grumbulluar nga shuma të vogla si 0.05 cent, 0.10 cent, 0.50 dhe 1 euro e deri në 10 euro, ku të cilat, të burgosurit kur janë liruar dhe nuk kanë ardhur që t’i marrin. Vlen të ceket se në këtë vlerë hyn edhe vlera e parave të burgosurve të cilët kanë marr një pjesë gjatë lirimit (deri 100 euro), e ndërsa pjesën tjetër nuk e kanë kompletuar me dokumentacionin për transfer bankar (kthim të mjeteve të tyre përmes llogarisë bankare). Në këtë vlerë hynë edhe paratë e të burgosurve të cilët janë arratisur.
Pra, ajo shumë mbetet në llogaritë e burgjeve dhe janë në dispozicion kurdo që të liruarit kompletojnë dokumentacionin për tërheqje të mjeteve apo transfer bankar.
Për tërë këtë gjendje ne ju kemi telefonuar të burgosurve që të bëjnë tërheqjen e mjeteve të tyre të cilat ju kanë mbetur por nga ana e tyre nuk është shprehur interesim për shkak të shumave të vogla dhe në disa raste zyrtaret tanë kanë pasur edhe ofendime nga ana e tyre. Ata gjithashtu shpreheshin se “për një euro nuk kam llogari që të i shpenzoj më shumë se 10 euro transport”.
Gjithashtu, vlen të ceken edhe rastet kur të burgosurit (recidivist) janë rikthyer në burg, mjetet e tyre të mbetura më herët përsëri i kanë pasur në dispozicion për shfrytëzim.
Sa për informacion, në vitin 2016 shuma prej 28,761.05 € iu është kthyer të burgosurve të liruar.
Konsiderojmë se artikulli para se të botohej, ka mundur artikullshkruesi të informohet rreth këtij fondi dhe këtyre parave të grumbulluara, në vlerat për të cilat shumica janë simbolike, të burgosurit nuk kanë shprehur interesim t’i tërheqin.
Kërkojmë që këtë sqarim ta botoni në ueb faqen Tuaj, në funksion të informimit të drejtë të opinionit dhe lexuesve Tuaj.