Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Drejtësisë nga Mbretëria e Danimarkës, Nick Hakerup, vizituan Institucionin Korrektues në Gjilan

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Drejtësisë nga Mbretëria e Danimarkës, Nick Hakerup, vizituan Institucionin Korrektues në Gjilan

Prishtinë, 21/12/2021

Po ashtu, delegacionet vizituan edhe ambientet e banimit duke përfshirë edhe dhomat e të paraburgosurve dhe të dënuarve ku u njoftuan nga afër me kushtet dhe standardet që ofron ky institucion.

Ministri i Drejtësisë i Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hakerup, falënderoi ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiun, për mikpritjen dhe mundësinë për të parë për së afërmi ambientet e burgut ku pritet të vendosen të dënuarit nga Mbretëria e Danimarkës, sipas pajtimit të të dy vendeve.

Kjo vizitë vjen pas nënshkrimit të dy letër-qëllimeve; Njëri për vënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues si dhe tjetri për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe për bashkëpunim politik.

Skip to content