Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka vizituar zyrën rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Ferizaj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka vizituar zyrën rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Ferizaj

Prishtinë, 27/03/2023

Ministrja Haxhiu u prit në takim nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës, z. Arsim Tahiri si dhe nga udhëheqësja e drejtorisë rajonale e SHSK-së në Ferizaj, znj. Fusharza Kelmendi, me ç’rast e njoftuan ministren me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet Shërbimi Sprovues i Kosovës si dhe falënderuan atë për përkrahjen e vazhdueshme me qellim të avancimit të mëtejmë të punës në SHSK.

Ministrja Haxhiu shprehu vlerësimin e saj për angazhimin me përgjegjësi dhe profesionalizëm të treguar nga ana e zyrtarëve të Shërbimit Sprovues duke theksuar se mbetet e përkushtuar që bashkërisht me akter relevant të ofroj përkrahjen e nevojshme me qëllim që shërbimet e ofruara të parapara me ligj të jenë në nivelin më të lartë.

Foto Galeria

Skip to content