
Gjatë këtyre takimeve, ministrja Haxhiu u njoftua me gjendjen e tanishme të institutit të ndërmjetësimit dhe shërbimit të ndihmës juridike falas në shtetin e Shqipërisë, me ç'rast theksoi rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në sektorin e Drejtësisë dhe veçanërisht në profesionet e lira, kjo me qëllim të avancimit të shërbimeve përkatëse për qytetarët e të dyja vendeve.
Nevojat e identifikuara për bashkëpunim në mes të të dyja vendeve, deklaroi ndër të tjerash ministrja Haxhiu, do të adresohen brenda javësh përmes deklaratave të reciprocitetit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.