
Në takimin e zhvilluar sot, ministrja Haxhiu ka informuar Ambasadoren jorezidente të Maltës, për të arriturat e deritashme në fushën e sundimit të ligjit, reformën në drejtësi, adresimin për parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore, etj.
Në këtë takim u diskutuan edhe çështje të ndryshme me interes të përbashkët, shkëmbime të eksperiencave që përfshijnë reformën në drejtësi, trajnimin e gjyqtarëve, vizita dhe konferenca të përbashkëta, dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.