Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı

Prishtinë, 03/04/2023

Ministrja Haxhiu fillimisht e ka uruar z. Angli për përgjegjësitë e reja si ambasador dhe njëherit e falënderoi për mbështetjen e palëkundur që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon ti jep Kosovës në fusha të ndryshme dhe veçanërisht në sektorin e drejtësisë.

Në takim me ambasadorin e ri të Turqisë, ministrja Haxhiu ka biseduar për reformat në sistemin e drejtësisë, progresin e arritur në këtë drejtim si dhe hapat e mëtutjeshëm në realizimit të objektivave sa i përket sektorit të drejtësisë.

Ministrja Haxhiu dhe ambasadori z. Angili, diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh, në fushën e drejtësisë dhe sigurisë si dhe rritjen e mundësive për shkëmbim të përvojave në mes të dy shteteve.

Takimi u përmbyll me vullnetin e dy palëve për intensifikim të marrëdhënieve dhe thellim të bashkëpunimit për një partneritet të mirëfilltë në fushat me interes të përbashkët.

Skip to content