
Ministrja Haxhiu në takim me drejtuesit e këtyre agjencive diskutoi për masat që duhet merren me qëllim të avancimit të punës dhe aktiviteteve në agjencitë përkatëse duke e përshtatur me vizionin e ri të paraqitur sipas raportit dhe objektivave.
Ministrja Haxhiu ka qenë e prerë edhe për çështjen e respektimit të ligjit në menaxhimin e burimeve njerëzore, shtimit të kapaciteteve dhe rekrutimit, sipas së cilës, duhet të mbizotëroj profesionalizmi, meritokracia dhe transparenca.
Ajo derisa ka falënderuar drejtuesit e agjencive për bashkëpunimin e ofruar, shtoi se, si Ministre e Drejtësisë ofron mbështetje maksimale në zbatimin e detyrave, ligjit dhe përformancës në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.