Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

Prishtinë, 08/11/2023

“ Tash 24 vite pas luftës, Kosova po e themelon Institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjithçka do të ishte më e lehtë më herët por siç e dini më herët ka pasur mungesë të vullnetit politik”, tha Haxhiu.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu ka përmendur të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me dokumentimin e krimeve dhe mbështetjen e viktimave duke theksuar këtu, draftin e Strategjisë për Drejtësinë Traznicionale i cili shumë shpejtë do të finalizohet dhe po bëhet për herë të parë në Republikën e Kosovës dhe gjykimin në mungesë për çka tha se ka filluar të zbatohet dhe mundëson që kriminelët e luftës të cilët nuk po i dorëzon Serbia, të dënohen në mungesë.

Ministrja Haxhiu duke iu referuar edhe emërimit të saj si Koordinatore Kombëtare për rastet e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, tha se është një detyrë shtesë që do ta kryejë me përgjegjësi të lartë.

Ministrja Haxhiu dhe Ministri Krasniqi iu përgjigjen edhe interesimit te gazetareve per çështjet te ndryshme.

Foto Galeria

Skip to content