Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po merr pjesë në konferencën regjionale me temën: “Kultura e Integritetit – Parandalimi i korrupsionit”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po merr pjesë në konferencën regjionale me temën: “Kultura e Integritetit – Parandalimi i korrupsionit”

Prishtinë, 23/05/2022

Qëllimi i kësaj konference e cila po mbahet në Shibenik – Kroaci, është diskutimi mbi mënyrat e forcimit të kulturës së integritetit në aspektin legjislativ, edukimit, strategjive kundër korrupsionit dhe aktiviteteve operacionale, e cila është organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike së Kroacisë dhe Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtarë.

Ministrja Haxhiu, në fjalën e saj para të pranishmëve, derisa vlerësoi rolin e kësaj konference, theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në luftimin dhe eliminimin korrupsionit institucional si mendësi dhe si veprim. Në këtë drejtim, shtoi ajo, Kosova ka bërë hapa pozitiv në dy drejtime; në hartimin e legjislacionit dhe strategjive shtetërore në sundim të ligjit, parandalim dhe luftim të korrupsionit, si dhe është instalimi i një fryme të re të qeverisjes me duar të pastërta dhe me disiplinë institucionale.

Haxhiu ka folur për Strategjinë për Sundimin e Ligjit, përmes së cilës parashihet hartimi i planeve të integritetit përmes së cilave synohet zbutja e rreziqeve korruptive dhe gjithashtu mund të jenë një mjet efektiv për parandalimin e korrupsionit.

Ministrja Haxhiu përmendi procesin e Vetingut i cili tha ajo, do të ndihmojë ndërtimin e një kulture të re integriteti e cila do t’i kontribuojë tutje një sistemi të drejtësisë me integritet, profesional dhe llogaridhënës. Gjithashtu theksoi iniciativat tjera të ndërmarra me qëllim të kompletimit të infrastrukturës ligjore, për ç’rast theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin e Venecias, duke kërkuar opinionet e tyre profesionale, ashtu që këto ligjet të jenë në harmoni me standarde evropiane.

“Kur jemi tek korrupsioni dhe lufta kundër tij, tashmë Republika e Kosovës është në procesin e miratimit të një nisme mjaft të rëndësishme globale siç është Projektligji për Sanksionet e Shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, i njohur ndryshe edhe si Magnitsky Act, nismë kjo me efekte globale anti-korrupsion” tha Haxhiu.

Në mbyllje të fjalimit të saj, Ministrja Haxhiu theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër-korrupsion dhe në përmbushjen e zotimeve të cilat rrjedhin nga nismat globale dhe evropiane për sundimin e ligjit, siç janë Samiti për Demokraci dhe Procesi i Berlinit.

Për Haxhiun, ngjarjet si kjo janë tejet të rëndësishme në shkëmbimin e përvojave dhe adresimin e problemeve të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit, e gjithashtu, në thellimin e bashkëpunimit në mes të vendeve, e cila do të reflektonte në efikasitet e llogaridhënie të institucioneve të drejtësisë dhe në një jetë më të mirë për qytetaret tanë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ministra të drejtësisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të qeverive dhe agjencive kundër-korrupsionit, organizata ndërkombëtare dhe rajonale, shoqëria civile dhe akademia.