Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, znj.Karin Boven

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, znj.Karin Boven

Prishtinë, 23/10/2024
Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Karin Boven.
Ministrja Haxhiu theksoi arritjet e deritanishme në kuadër të reformave në drejtësi, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe procesin e Vetingut, luftën kundër dhunës në familje e mbrojtjen e të drejtave të grave si dhe adresimin e krimeve të luftës dhe avancimin e procesit të drejtësisë tranzicionale.
Ministrja Haxhiu e uroi znj. Boven për detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës në forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe në reformat kyçe, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore.
Ambasadorja Boven falënderoi ministren Haxhiu për mikpritjen dhe rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Holandës për të mbështetur Kosovën në proceset reformuese.

Foto Galeria

Skip to content