Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën lansuese të Këshillit të Evropës “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”

Prishtinë, 29/03/2023

“Është përgjegjësi e jona që të sigurohemi se rastet e raportuara të trajtohen në mënyrën më profesionale të mundshme dhe të vendoset drejtësia për to. Në këtë rast funksionimi i zingjirit institucional është qenësor. Çalimi apo shkëputja tek cilado hallkë e këtij zingjir rrezikon viktimën që ka raportuar dhunën por edhe humb besimin ne reagimin institucional dhe stepë viktimat e e tjera të mos raportojnë dhunën” tha ministrja Haxhiu.

Gjatë konferencës, ministrja Haxhiu ka përmendur hapat konkret të cilat i ka ndërmarr Ministria e Dritësisë dhe njëherit theksoi rëndësinë që ka koordinimi ndër institucional në luftimin e kësaj dukurie që nga momenti i raportimit e deri tek fuqizimi i viktimës dhe mundësimi i një jete të dinjitetshme, të pavarur dhe të lirë nga dhuna.

Skip to content