
Mes tjerash, është diskutuar për gjendjen aktuale të shërbimeve sociale, si dhe për planifikimin e menaxhimit, financimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale, përfshirë llogaridhënien, pas kalimit të këtyre shërbimeve nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Ministrinë e Drejtësisë.
Me këtë rast, ministrja Haxhiu e vlerësoi të mirëseardhur bashkëpunimin me KOMF dhe mbështetjen e bashkëpunëtorëve në procesin e reformimit të shërbimeve sociale, përfshirë këtu edhe përmirësimin dhe avancimin e kornizës përkatëse ligjore. Në anënt tjetër përfaqësuesit e KOMF shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit tutje dhe për mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces.