Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu takon Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Belgjikës, Vincent Van Quickenborne.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu takon Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Belgjikës, Vincent Van Quickenborne.

Prishtinë, 24/05/2022

Në takim me homologun e saj belg, z. Van Quickenborne, në Bruksel, znj. Haxhiu ka vlerësuar partneritetin e ofruar dhe rolin e Belgjikës në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Haxhiu ka shfrytëzuar këtë takim për ta njoftuar ministrin Van Quickenborne me reformat nëpër të cilat po kalon sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Në takim ndër të tjera, është diskutuar për bashkëpunimin e të dyja vendeve në fusha të ndryshme, liberalizimin e vizave, çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Përkushtimi për reformën në drejtësi, tha Haxhiu, vijon të jetë prioriteti kryesor i cili përveç një sistemi të drejtësisë të pavarur e llogaridhënës, garanton perspektivën evropiane të Kosovës në BE, për të cilën përkrahja e shteteve si Belgjika është tejet e rëndësishme dhe shumë e nevojshme.

Palët kanë vazhduar diskutimin për çështjet në interes të të dyja vendeve dhe njëherit janë pajtuar për thellim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Skip to content