Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Civile. Takimi shërbeu për identifikimin, diskutimin dhe informimin rreth vështirësive që mund t'i ketë shoqëria civile si me qasjen në dokumentet zyrtare, transparencën dhe llogaridhënien. Në takim u shtrua nevoja e krijimit të një standardi të ri të bashkëpunimit, komunikimit dhe krijimit të hapësirës për shoqërinë civile në procese të ndryshme.
Në këtë takim, Ministrja dhe përfaqësuesit e Shoqërisë civile e vlerësuan si tejet të nevojshme ndërtimin dhe forcimin e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave të mira të informimit dhe komunikimit, me qëllim sa më të mirë për sektorin e drejtësisë. Përfaqësuesit e Shoqërisë civile vlerësuan lartë bashkëpunimin dhe gatishmërinë e ofruar të ministres Hoxha për të krijuar nisma e hapësira të nevojshme për shoqërinë civile për propozimin, pjesëmarrjen në hartimin e ligjeve si dhe monitorimin e zbatimit të tyre.
Ministrja Hoxha, kërkoi nga përfaqësuesit e Shoqërisë civile, të bëjnë hapa konkret në këtë drejtim që kërkesat, rekomandimet, këshillat apo praktikat e mira të gjejnë hapësirë dhe të përfshihen në ligje, kontribuojnë në përmirësimin e tyre dhe vlerësohet zbatimi i tyre.