Skip to content
Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha priti në takim Drejtorët e Burgjeve

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha priti në takim Drejtorët e Burgjeve

Prishtinë, 29/07/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim drejtorët e Burgjeve. Ky takim ishte në funksion të informimit të ministres Hoxha rreth gjendjes së sigurisë dhe çështjet e lidhura me këto institucione. Gjendja e përgjithshme si nga niveli i sigurisë, incidenteve, organizimit, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional u vlerësua shumë e mirë.

Ministrja Hoxha çmoi lart angazhimin e deritashëm dhe theksoi se ky trend i përkushtimit dhe bashkëpunimit të vazhdojë edhe më tutje.

Ministrja Hoxha, u zotua për vazhdimin dhe fuqizimin e këtij bashkëpunimi duke ofruar përkrahje dhe mbështetje me qëllim të mirëfunksionimit, ngritjen e sigurisë dhe kushteve sa më të mira në burgje.

Foto Galeria

Skip to content