
Aktivitetet si ky sot, u cilësuan si tejet të rëndësishme që i kontribuojnë procesit të hartimit të strategjisë për drejtësi tranzicionale.
Ministrja e Drejtësisë shprehu përkushtimin që të trajtohet e kaluara dhe t’i jepet kahje të ardhmes drejt respektimit dhe garantimit të drejtave të njeriut.
“Vitin e kaluar, kur në Ministrinë e Drejtësisë kemi themeluar Grupin Punues për hartimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, e kemi filluar këtë iniciativë me qëllim të bashkimit të të gjitha nismave të cilat janë ndërmarr deri më tani në Kosovë në trajtimin e të kaluarës, bashkërendimin e atyre ekzistuese dhe krijimin e një platforme për iniciativat e reja të cilat do t’i kontribuojnë realizimit të të drejtave të viktimave, dhe rrjedhimisht përmbushjes së obligimeve të shteti karshi tyre”, theksoi ministrja Haxhiu.
Së bashku me organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të viktimave nga të gjitha komunitetet, si dhe përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në hartimin e një strategjie e cila ka në fokus viktimat, dhe e cila pasqyron nevojat e tyre.
Ministrja Haxhiu ftoi të gjithë akterët që të bashkohen dhe të kontribuojnë në hartimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale.