Ministrja Haxhiu theksoi angazhimin e Ministrisë në luftimin dhe parandalimin e dhunës, përmes Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe dokumenteve të tjera që rregullojnë përgjegjësitë institucionale, duke rikujtuar se Ministria ka ndërmarrë veprime konkrete në shumë drejtime, duke përfshirë edhe fushata vetëdijësuese, si “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore,” si qëllim për ndërgjegjësimin kolektiv për këtë çështje.
Ministrja Haxhiu përfundoi duke theksuar se dhuna në familje nuk njeh kufi dhe kërkoi një angazhim të përbashkët institucional për zgjidhje të qëndrueshme.