
Përmbajtja substanciale, obligimet e të dy palëve krahas njëra-tjetrës për jetësimin si dhe funksionimin gjatë periudhës 5 vjeçare, si dhe detaje të tjera, u shtruan në këtë diskutim, ku deputetët që përbëjnë këtë Komision, patën mundësinë të shtrojnë pyetjet e tyre dhe të informohen plotësisht lidhur me këtë marrëveshje ndërkombëtare.
Pas diskutimit, Komisioni për Legjislacion ka miratuar me asnjë votë kundër këtë projektligj.
Në këtë mbledhje është diskutuar po ashtu edhe për Projektligjin për Përfaqësimin e Institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh. Ministrja Haxhiu ka prezantuar risitë që sjell ky projektligj, rëndësinë e përfaqësimit sa më profesional në procedura gjyqësore dhe arbitrazh, si dhe përfitimet e Kosovës nga ky projektligj.
Ministrja Haxhiu, po ashtu ka theksuar faktin se vetëm në vitin e fundit, Republika e Kosovës ka fituar tre raste në arbitrazh, si dhe është në pritje të vendimeve për katër raste të tjera. Deri më tani, me këto fitore, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë kursyer 145 milion euro.
Deputetët i kanë dhënë dritën e gjelbër edhe këtij projektligji për të proceduar tutje për votim.