
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ndër shumë të tjera ri-solli rëndësinë e punës që po bëhet veçmas duke vlerësuar lartë arritjen e votimit të Projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; miratimin e Projekt-ligjit për Gjykatën Komerciale dhe i draftit të Kodit Civil në kuadër të reformës në drejtësinë civile, si dhe theksoi se po punohet çdo ditë në kompletimin e legjislacionit për Vetingun në Drejtësi, për të cilën u shpreh se nuk ka dilemë për bërjen e tij dhe se çfarëdo diskutimi për të është për formën dhe mënyrën më efikase të zbatimit të tij. “Për këtë kanë vendosur qytetarët”, u shprehë ministrja Haxhiu.
Tutje, ministrja Haxhiu tha se në kuadër të reformës, kanë filluar ndryshimet ligjore të nevojshme në sistemin prokurorial dhe tashmë pas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe bazuar në po këto rekomandime, do ta kompletohet kjo reformë për të garantuar pavarësi, llogaridhënie dhe efikasitet e profesionalizëm të sistemit prokurorial.
Në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën, si njëra nga objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministrja Haxhiu tha se është miratuar Koncept-dokumenti për Themelimin e Mekanizmit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë si dhe është miratuar plotësim ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale i cili mundëson gjykimin në mungesë për krimet e kryera gjatë luftës. Në këtë drejtim, gjithashtu janë shtuar kapacitetet njerëzore dhe profesionale të Prokurorisë Speciale, për të mundësuar ndjekje me efikase dhe profesionale të veprave të krimeve të luftës.
Duke vlerësuar po ashtu synimin e kësaj Qeverie për luftën kundër dhunës në familje dhe për barazi gjinore, Ministrja përmendi se është finalizuar Strategjia dhe Plani i Veprimit si dhe është miratuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, e cila është një ndër objektivat të rëndësishme për të.
Ministrja Haxhiu sqaroi edhe njëherë për qytetarët përkushtimin e kësaj qeverisje duke shtuar se “i kemi dhënë detyrë vetes që me vullnet të hekurt të punojmë për shtetin e së drejtës, përmes reformimit të thellë në sistemin e drejtësisë, si kusht i domosdoshëm për të vënë drejtësinë në vend e për ta kthyer besimin e qytetarëve në drejtësi”.
Këshilltari i Ministres, Flamur Pireva, shprehu falënderim për rolin dhe përkushtimin e mediave, si dhe diskutoi mbi transparencën e ofruar dhe komunikimin e vazhdueshëm me gazetarët duke theksuar se Ministria e Drejtësisë në këtë periudhë ka ofruar qasje në dokumentacione në shifër rekorde krahasuar me periudhat tjera 1 vjeçare, për të cilën u zotua për vazhdim të transparencës ndaj mediave, duke kërkuar njëkohësisht edhe pasqyrim korrekt, objektiv dhe të drejtë nga ana e tyre.