Skip to content
Ministrja e Drejtësisë mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me temën: “Gjykimet për krimet e luftës: përparim  i ngadaltë”

Ministrja e Drejtësisë mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me temën: “Gjykimet për krimet e luftës: përparim i ngadaltë”

Prishtinë, 27/04/2021

“Ndonëse kanë kaluar 2 dekada prej kur ka përfunduar lufta në Kosovë, drejtësia ka
qenë në shpërputhje me të vërtetën. Gjatë këtyre viteve ka munguar vullneti politik për
adresim të krimeve të luftës, e ky vullnet politik ka reflektuar edhe tek institucionet e
drejtësisë”, tha ministrja Haxhiu.
Ministrja pohoi se adresimi i krimeve të luftës është një sfidë serioze që kërkon
kapacitete shtesë për të fuqizuar prokurorinë speciale.
Deri tani janë vetëm 4 prokurorë ndërkohë që numri i lëndëve është jashtëzakonisht i
madh, me ç'rast theksoi nevojën e domosdoshme për rritje të stafit që ndihmojnë
prokurorët dhe rritjen e numrit të prokurorëve.
Ministrja njoftoi që sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të trajtohet
projektligji që adreson krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ajo bëri të ditur se para
disa viteve ka hyrë në fuqi një vendim me ndryshim në kodin e procedurës penale ku
lejonte gjykimet në mungesë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe shtoi se
projektligji i ri do t’ua liroj duart e prokurorëve special për të mundësuar efikasitetin në
punët e tyre.

Ligji është përpiluar në linjë të plotë edhe me praktikat tjera, sidomos të vendeve të BE-
së, që kanë bërë gjykim në mungesë.
“Në maj të këtij viti do të themelohet grupi për hartimin e koncept-dokumentit për
themelimin e institucionit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke
bashkëpunuar në këtë drejtim me përfaqësues të institucioneve, ekspert të fushave dhe
organizatat vendore e ndërkombëtare.
Është koha e fundit që Kosova t’i trajtoj seriozisht krimet që janë kryer ndaj popullsisë
në periudhën e luftës së fundit, dhe nuk ka asnjë shembull si Kosova që kanë
neglizhuar krimet, prandaj duhet një hetim serioz për të sjellë drejtësi për atë se çfarë
ka ndodhë gjatë luftës.Kriminelët duhet të dalin para drejtësisë, e jo të enden lirshëm,
kudo që janë”, përfundoi ministrja.

Skip to content