Skip to content
Ministrja e Drejtësisë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, zhvilloi takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla

Ministrja e Drejtësisë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, zhvilloi takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla

Prishtinë, 05/10/2021

Ky takim vjen sipas agjendës së planifikuar për disa takime radhazi që ministrja e Drejtësisë po zhvillon gjatë kësaj jave në Republikën e Shqipërisë, duke u fokusuar në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe organeve të dala nga reforma në drejtësi.

Ministrja Haxhiu shprehu kënaqësi për takimin dhe i uroi mbarësi znj. Lindita Nikolla, në punët si kryetare e Kuvendit.

Po ashtu, ministrja Haxhiu vlerësoi rolin e Kuvendit për vettingun në sistemin e drejtësisë.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, znj.Nikolla falenderoi Ministren për urimet dhe shprehu mbështetjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve vendore në Kosovë.

Ministrja Haxhiu gjithashtu takoi kryesuesen e Komisionit të ligjeve, znj. Klotilda Bushka, me të cilën bashkëbiseduan mbi përparësitë, mësimet dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe vizionin e ministres Haxhiu në nismat e ndërmarra e në planifikim në kuadër të reformës në drejtësi në Kosovë.

Skip to content