Skip to content
Ministrja e Drejtësisë përkujton 21 vjetorin e masakrës së Dubravës

Ministrja e Drejtësisë përkujton 21 vjetorin e masakrës së Dubravës

Prishtinë, 22/05/2020

Në një prononcim për media Ministrja potencoi rëndësinë e themelimit të Institutit për krimet e luftës, ndonëse 21 vite me vonesë, duhet kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi.

"Për këtë krim, përmes fakteve dhe dëshmive të ndryshme, është bërë një kallëzim penal nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, por deri tash nuk është ngritur në mënyrë institucionale jo vetëm kjo masakër por as të tilla të ngjashme që janë shumë nëpër vendin tonë. Si Qeveri e Republikës së Kosovës, si Ministri e Drejtësisë, jemi tejet të përkushtuar që permes themelimit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të bëra gjatë luftës në Kosovë të mbledhim çdo detaj të krimeve të tilla si kjo në Burgun e Dubravës dhe të kërkohet drejtësi për to."- tha ajo.

Po ashtu Ministrja Haxhiu theksoi edhe nevojën për mbështetje të institucioneve të drejtësisë e sidomos të Prokurorisë Speciale për hetimin e krimeve të luftës.

Foto Galeria

Skip to content