Skip to content
Ministrja e Drejtësisë priti në takim ambasadorin e BE, Tomas Szunyog

Ministrja e Drejtësisë priti në takim ambasadorin e BE, Tomas Szunyog

Prishtinë, 07/02/2023

Ministrja Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin kanë diskutuar për reformën në sistemin e drejtësisë, si dhe tema të tjera të rëndësishme.

Vettingu, Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje, si dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi, ishin çështje të cilat u diskutuan për të informuar së afërmi ambasadorin Szunyog.

Në këtë takim u vlerësua lartë edhe bashkëpunimi me shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe nga të dy palët u shpreh vlerësim për rritje të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Foto Galeria

Skip to content