Skip to content
Ministrja e Drejtësisë priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë

Prishtinë, 05/05/2021

Fillimisht, ministrja Haxhiu shprehu falënderimet për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset përgjatë ndërtimit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës.

Ministrja Haxhiu, e njoftoi Ambasadorin Rohde, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për të cilat u ofrua mbështetje veçmas me proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut, dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë mbështetje drejt anëtarësimit në Konferencës e Hagës e cila është në interes të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Rohde, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes për Ministrinë e Drejtësisë sipas prioriteteve të prezantuara, dhe ofroi ndihmë në ekspertizë për çështjen e konfiskimit të pasurisë, nëse një gjë e tillë kërohet nga Ministria e Drejtësisë.

Me interesim të shtuar për bashkëpunim, palët u dakorduan për takime të mëtutjeshme.

Skip to content