Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, priti në takim krerët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, priti në takim krerët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 09/09/2021

Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Ndër të tjera, në takim është diskutuar për Komitetin Drejtues të Strategjisë, sipas përbërjes të cilën e përcakton Strategjia si dhe për çështje të tjera të cilat rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë.

Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, shprehu vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e objektivave të përbashkëta të cilat dalin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit dhe Plani i Veprimit të Strategjisë, si pjesë e reformës së rëndësishme në drejtësi.

Në anën tjetër, të dy kryesuesit e organeve të drejtësisë, KGjK-së dhe KPK-së, u shprehen të gatshëm për koordinimin e hapave tutje drejt aktivizimit të Komitetit Drejtues të Strategjisë dhe zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit sipas kompetencave përkatëse.

Skip to content