Skip to content
Ministrja e Drejtësisë priti në takim përfaqësuesit nga SAEK III- “Mbështetje e Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë”-UNDP

Ministrja e Drejtësisë priti në takim përfaqësuesit nga SAEK III- “Mbështetje e Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë”-UNDP

Prishtinë, 21/04/2021

Në këtë takim Ministrja Haxhiu njoftoi për së afërmi me ligjet anti-korrupsion, atë të deklarimit të pasurisë dhe draft ligjin për parandalimin e korrupsionit.

Përfaqësuesit nga UNDP shprehën interesim për të dëgjuar edhe rreth prioriteteve duke filluar nga procesi i vettingut, ligjit për konfiskim të pasurisë, mekanizmave kundër dhunës në familje, etj.

Interes i përbashkët u tregua të jenë çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit duke i dhënë përmes kësaj edhe rëndësinë e nevojshme hartimit të koncept dokumentit.

Mbështetje për iniciativat drejt forcimit dhe funksionalizimit të ligjit, u ofrua nga përfaqësuesit e UNDP-së, kurse Ministrja Haxhiu u shpreh e gatshme për bashkëpunim përgjatë sfidave që i presin.

Skip to content