
Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim U.D Kryeprokurorin e shtetit, Besim Kelmendi.
Në këtë takim diskutuan lidhur me reformën në drejtësi, shprehën mendimet e tyre pas opinionit të Komisionit të Venecias dhe u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit dhe takimeve edhe në të ardhmen.