
Ministrja Haxhiu informoi nga afër lidhur me proceset dhe rezultatet e arritura deri tani në kuadër të reformës në drejtësi, me theks të veçantë Vetingun, Kodin Civil, Krimet e Luftës, Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, adresimin e dhunës në familje, Shërbimet Sociale, etj.
Ministrja Haxhiu vlerësoi lartë angazhimin e organizatave të shoqërisë civile dhe falënderoi për bashkëpunimin e dëshmuar kudo që prezenca e tyre ka qenë e nevojshme.
Nga OJQ-të u vlerësua si praktikë e mirë bashkëpunimi i vazhdueshëm i institucionit të Ministrisë së Drejtësisë, sikurse për progreset e arritura ashtu edhe për transparencën e vazhdueshme ndaj tyre, mediave dhe opinionit në përgjithësi.