Skip to content
Ministrja e Drejtësisë zhvilloi një bashkëbisedim me ministrin e Drejtësisë danez, Peter Hummelgaard Thomsen

Ministrja e Drejtësisë zhvilloi një bashkëbisedim me ministrin e Drejtësisë danez, Peter Hummelgaard Thomsen

Prishtinë, 06/02/2023

Ky bashkëbisedim ishte i pari me Ministrin e ri të Danimarkës me ç’rast ministrja Haxhiu përgëzoi z. Thomsen për detyrën e re, duke i shprehur urime të përzemërta dhe suksese gjatë mandatit e tij qeverisës.

Të dy ministrat bashkëbiseduan për sferat e bashkëpunimit të cilat janë në proces si dhe për mundësi të tjera bashkëpunimi në të ardhmen.

Theks i veçant iu dha marrëveshjeve dhe letër-qëllimeve me Danimarkën të nënshkruara para një viti me ç'rast u diskutua për përshpejtimin e procesit drejt jetësimit të tyre.

Të dy palët u dakorduan për koordinim të vazhdueshëm drejt implementimit të këtyre marrëveshjeve si dhe bashkëpunimeve të tjera në të ardhmen.

Foto Galeria

Skip to content