Skip to content
Ministrja e Drejtësisë, znj. Hoxha priti në takim Ministrin e MAP-it, z. Yakcilar

Ministrja e Drejtësisë, znj. Hoxha priti në takim Ministrin e MAP-it, z. Yakcilar

Prishtinë, 15/07/2016

Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim Ministrin e Administratës Publike, z. Mahir Yakcilar.

Gjatë këtij takimi, Ministri Yakcilar fillimisht ka uruar Ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe njëherit e njoftoi rreth punës dhe projekteve të përbashkëta në mes të këtyre dy ministrive ku Ministri Yakcilar u shpreh i gatshëm për vazhdimin e këtij bashkëpunimi. 

Ndër të tjera u përmenden edhe projektet të cilat janë kryer me sukses në bashkëpunim me MAP-in, si dhe u bisedua për hapat konkret të bashkëpunimit ku me një gjuhë të dy ministrat u shprehen të gatshëm të shtyjnë përpara këto projekte.

Ministrja Hoxha falënderoi Ministrin Yakcilar për bashkëpunimin dhe theksoi se është e gatshme të përkrah çdo projekt të përbashkët, por gjithashtu edhe projekte tjera të cilat janë në interes të vendit.

Ministrja Hoxha me theks të veçantë ka kërkuar që të rritet transparenca dhe përgjegjësia në të gjitha nivelet.

Foto Galeria

Skip to content