Skip to content
Ministrja Gërvalla në kuadër të Tetorit Rozë: Asnjë grua nuk duhet të mbetet pa kujdesin që mund t’ia shpëtojë jetën

Ministrja Gërvalla në kuadër të Tetorit Rozë: Asnjë grua nuk duhet të mbetet pa kujdesin që mund t’ia shpëtojë jetën

Prishtinë, 28/10/2026
Në kuadër të shënimit të Muajit Rozë, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Zëvendësministrin, Arsim Berisha, mundësuan realizimin e mamografisë për gratë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Me këtë rast, Ministrja Gërvalla theksoi se kujdesi për shëndetin duhet të jetë i qasshëm për çdo grua, pa dallim të rrethanave në të cilat ndodhet.
“Asnjë rrethanë nuk e zbeh të drejtën e një gruaje për shëndet, dinjitet dhe jetë. Kjo e drejtë duhet të garantohet për çdo grua, pa përjashtim, dhe fuqishëm të mbrohet nga institucionet me përgjegjësi të plotë”.
Ajo gjithashtu përcolli mesazhin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe të mosneglizhimit apo shtyrjes së tyre, duke theksuar se zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit mund të shpëtojë jetë.
Gjatë vizitës në Qendrën Korrektuese në Lipjan, Ministrja Gërvalla, Ministri Vitia dhe përfaqësuesit e tjerë institucional vizituan edhe hapësirat ku gratë e vendosura në këtë institucion punojnë dhe krijojnë produkte të ndryshme, duke u njohur nga afër me punën dhe aktivitetet e tyre.
Skip to content