Në kuadër të vizitës së saj në Komunën e Gjakovës, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, vizitoi Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Gjakovë.
Gjatë vizitës, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e rolit të Shërbimit Sprovues në zbatimin e ligjit dhe politikave korrektuese, si dhe kontributin e tij në funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.
“Zyra Rajonale e Shërbimit Sprovues të Kosovës në Gjakovë mbetet pjesë funksionale e zinxhirit të drejtësisë, duke kontribuar në zbatimin e ligjit dhe në realizimin praktik të politikave korrektuese”, deklaroi Ministrja Gërvalla.
Ministrja Gërvalla falënderoi Drejtorin e Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, dhe stafin për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të këtij institucioni.