Zëvendëskryeminstrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.
Në mesazhin e saj për çdo shtëpi e çdo familje, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e kësaj feste duke përcjellur urime për forcë në zemër, dritë në shpirt dhe shpresë të përditshme.
“Pashkë të bardha e të bekuara për çdo familje e çdo shtëpi. Paçi dritë në shpirt, forcë në zemër dhe shpresë të ripërtërirë çdo ditë të jetës suaj.
Pashkë të gëzuara, me vite të mbara përpara!”, u shpreh Ministrja Gërvalla.