Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se Fushata Globale “ 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, është një dëshmi e bashkëpunim të sinqertë dhe të fokusuar ndërmjet institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke falënderuar kështu Ambasadën Britanike për ofrimin e praktikave më të mira britanike në komunikimin strategjik.
Tutje, ministrja Haxhiu tregoi për mesazhin dhe çështje kyçe që ofron Fushta Globale “ 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” si dhe për hulumtimin një vjeçar i cili është mbështetur nga Ambasada Britanike, i cili hulumtim ka ndihmuar të kuptohen dallimet, sfidat specifike që ballafaqohen komunitetet e ndryshme dhe ka shërbyer si analizë e detajuar për fushatën.
Tutje ministrja tregoi se në këtë hulumtim, audienca kryesore janë dëshmitarët të moshave 18-34, të cilët janë të gatshëm të ndërhyjnë në parandalimin e dhunës por shpesh janë të pasigurt se si ta bëjnë këtë.
Në fund, ministrja Haxhiu bëri thirrje për vazhdimin e angazhimit institucional për një shoqëri ku dhuna me bazë gjinore është vetëm një kujtim i hidhur i së kaluarës.