Skip to content
Ministrja Haxhiu dhe Ambasadori Kosnett diskutuan për prioritetet në sundimin e ligjit

Ministrja Haxhiu dhe Ambasadori Kosnett diskutuan për prioritetet në sundimin e ligjit

Prishtinë, 05/03/2020

Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, gjithnjë në interes të gjithë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Ministrja Haxhiu e njoftoi Ambasadorin Kosnett për ndryshimet dhe reformat që kanë filluar të ndërmerren për fuqizimin e sundimit të ligjit, duke përmendur kështu çështjen e Vetingut, dhe e njoftoi me hapat e parë lidhur me themelimin e grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për këtë proces.

 Si prioritete tjera, Ministrja Haxhiu përmendi edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e që do të jetë prioritet i Qeverisë për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit si dhe procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Ambasadori Kosnett, uroi Ministren për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm për të kontribuar dhe mbështetur prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë që lidhen me shtetin e së drejtës.

Skip to content