Skip to content
Ministrja Haxhiu dhe homologu i saj danez, Nick Hækkerup, mbajtën konferencë per media

Ministrja Haxhiu dhe homologu i saj danez, Nick Hækkerup, mbajtën konferencë per media

Prishtinë, 11/03/2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, konsideroi tejet të vlefshme angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të avancuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. “Ky akt i cili së shpejti do të bëhet i zbatueshëm edhe zyrtarisht, do të forcojë bashkëpunimin me Mbretërinë e Danimarkës, do të dëshmojë se Republika e Kosovës është një partner serioz në botën demokratike dhe se do t’i përgjigjet çdo herë aleatëve dhe miqve ndërkombëtarë, përherë duke qenë konform edhe me interesat e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë”.

Nga ana tjetër, ministri Nick Hækkerup, shprehu mirënjohje për seriozitetin e treguar të palës kosovare, duke aluduar në partneritet të vlefshëm dhe serioz me institucionet e Republikës së Kosovës. Ndër të tjera ai theksoi se një marrëveshje e tillë do t’iu mundësojë institucioneve të Danimarkës të jenë edhe më të zëshëm për çështjen e Kosovës, si në liberalizimin e vizave dhe çështjet tjera për anëtarësim si në BE ashtu edhe në NATO.

Ministrja Haxhiu shtoi se Qeveria jonë do të angazhohet për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fusha e dimensione edhe më të zgjeruara dhe se vazhdimisht do të dëshmohet si një partner serioz dhe i dobishëm, si në rajon, Evropë dhe më gjerë.

Skip to content