
“Nevoja e sigurimit të financimit të qëndrueshëm për shërbime sociale përmes së cilave do të sigurohet mbrojtja dhe strehimi i viktimave të dhunës në familje dhe në baza gjinore, është nevojë e menjëhershme. Prandaj, Qeveria dhe ne si Ministri po punojmë me përkushtimin maksimal që të sigurojmë kushte dhe financim të qëndrueshëm për Shërbime Sociale në përgjithësi".
Ndërsa drejtoresha, Nazife Jonuzi e kësaj Qendre, falënderoi ministren znj.Haxhiu dhe Kryetarin e Komunës z. Hyseni për vullnetin, punën dhe angazhimin institucional në mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të dhunës në baza gjinore.