
Me qëllim të lehtësimit të shfrytëzimit të mjeteve financiare që do të dalin në llogaritë bankare të përfituesve të këtij projekti, Ministrja Haxhiu nënshkroi një udhëzues me të cilin ftohen zyrat e përmbaruesve privat të shqyrtojnë mundësitë për lehtësimin e pagesave nga llogaritë e bllokuara – në rastet kur këta përfitues janë debitorë në procedurë përmbarimore – kjo përmes zhbllokimit të përkohshëm të llogarive të të tyre.
Banimi në kushte të mira është e drejtë e secilës familje andaj si Qeveri do të kujdesemi për ata të cilët kanë më së shumti nevojë. Duke përfshirë masat nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Invovacionit për pajisjen e nxënësve me tekste dhe materiale mësimore, Ministria e Ekonomisë për subvencionim të termoizolimeve të jashtme, ndërrimit të dyerve dhe dritareve, paisjeve efiçente, si dhe masat e tjera ndihmëse nga Ministria e Financave dhe ministritë e tjera, qeveria jonë po ndihmon qytetarët që të kursejnë më shumë dhe të kenë më pak