Skip to content
Ministrja Haxhiu dhe Presidentja Osmani diskutuan me studentët e UP-së për luftimin e dhunës me bazë gjinore

Ministrja Haxhiu dhe Presidentja Osmani diskutuan me studentët e UP-së për luftimin e dhunës me bazë gjinore

Prishtinë, 08/12/2022

Ministrja Haxhiu diskutoi rreth veprimeve që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë me nismat ligjore si masat dhe trajtimin ndaj dhunuesve po ashtu edhe për mekanizmat për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore.

Në këtë aktivitet ministrja Haxhiu përmendi rolin e Universitetit të Prishtinës, si dhe të studentëve të këtij Universiteti që ndër dekada kanë lënë gjurmë të rëndësishme në progreset e shënuara që përkonin me aspiratat qytetare të Kosovës. Ndër të tjera, Ministrja theksoi se studentët duhet të debatojnë dhe të angazhohen më shumë në këtë kauzë të rëndësishme që të mundësohet arritje më e shpejt drejt emancipimit të përgjithshëm shoqëror.

Presidentja Osmani para studentëve shprehu zotimin se institucionet e Kosovës do të angazhohen ccdo herë e më shumë në adresim të këtij fenomeni, dhe parandalim të dhunës në përgjithësi. Ajo kërkoi angazhim edhe prej studentëve që të kontribuojnë në parandalim të dhunës si dhe në raportim të pa hezituar, duke e cilësuar si tejet të rëndësishme angazhimin aktiv të qytetarëve ndaj këtij fenomeni krahas edhe punës institucionale.

Diskutim rreth kësaj teme patën edhe panelistët të tjerë të nderuar

Foto Galeria

Skip to content