Skip to content
Ministrja Haxhiu dhe Rektori Sahiti, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

Ministrja Haxhiu dhe Rektori Sahiti, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

Prishtinë, 18/11/2021

Me rastin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi, ministrja Haxhiu ka theksuar se Ministria që ajo drejton mbetet e përkushtuar në ofrimin e bashkëpunimit për çdo interes të përbashkët në të mirë të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Teksa ka folur për angazhimet në Ministrinë e Drejtësisë, Haxhiu tha se përfshirja e të rinjve, përkatësisht studentëve të Universitetit të Prishtinës, është tejet me rëndësi si për institucionin ashtu edhe për aftësimin dhe përgatitjen e studenteve për tregun e punës.

Ministrja Haxhiu shtoi se mbetet e angazhuar në ofrimin e mundësive për studentët e UP-së, që jo vetëm në Shërbimin Korrektues por edhe në departamentet tjera të Ministrisë së Drejtësisë, të bëjnë punë praktike dhe njëkohësisht kjo të iu njihet edhe si përvojë e punës në të ardhëm.

Nga ana tjetër, Rektori i Universiteti të Prishtinës, z. Sahiti ka falënderuar ministren Haxhiu për bashkëpunimin e ofruar dhe ka shtuar se ndër prioritet e UP-së mbetet ofrimi i shërbimeve për komunitetin, bizneset dhe institucionet. Ai poashtu theksoi se rëndësi e veçantë i është kushtuar përmirësimit të cilësisë së studimeve dhe ofrimi i mundësive për studentët që të angazhohen përmes punës praktike në institucione të ndryshme me qëllim që këta studentë të jenë më të përgatitur në të ardhmen.

Për Rektorin Sahiti, nënshkrimi i kësaj Marrëveshje është një fillim i mbarë i bashkëpunimit, për çka mbetën të përkushtuar që të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen në të mirë të studentëve të UP-së dhe shoqërisë tonë.

Skip to content