Skip to content
Ministrja Haxhiu dhe Zëvendësministri Qorrolli vizituan Shoqatën Handikos në Ferizaj

Ministrja Haxhiu dhe Zëvendësministri Qorrolli vizituan Shoqatën Handikos në Ferizaj

Prishtinë, 30/01/2025

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me zëvendësministrin, Vigan Qorrolli, vizituan sot Shoqatën Handikos në Ferizaj, e cila ofron shërbime për personat me aftësi të kufizuara.

Gjatë vizitës, Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë kategori të shoqërisë, duke nënvizuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për të siguruar kushte më të mira dhe për të mbrojtur të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë takimit me Drejtorin e shoqatës, Enver Kosumi dhe stafin, u diskutua rreth punës, sfidave dhe përkushtimit të tyre të përditshëm dhe po ashtu diskutuan nga afër me prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta mbi përvojat dhe shqetësimet e tyre.

Ministrja Haxhiu shprehu falënderim dhe mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e palodhshëm të stafit në sigurimin e shërbimeve cilësore për këta fëmijë.

Në përfundim të vizitës, Ministrja dhe Zëvendësministri patën mundësinë të shohin nga afër objektin e ri të Handikos Ferizaj, i cili do të ofrojë kushte më të mira për shërbimet e dedikuara fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara.

Skip to content